Programet
  Home
 

Laptopi më i fuqishëm në botë

Nga kompania Alienware veçmë jemi mësuar me desktopë dhe laptopë të cilët me performansat e tyre thyejnë çdo kufi, e rast i ngjashëm është edhe me laptopin më të ri prej saj, Alienware Area-51 m17x.

Bëhet fjalë për laptopin me ekran të diagonales 17 inçëshe, rezolucion 1920 x 1200 piksela dhe me një harduer të pabesueshëm brenda tij: dy kartela grafike NVIDIA të klasës GTX, dy apo madje tre disqe të forta në fushën RAID dhe procesorin Core 2 Extreme.

Këtu janë edhe imtësirat tjera sipas të cilave Alienware është tashmë e njohur, siç janë tastiera e ndriçuar me mundësia e vendosjes së baterisë shtesë.

Në variantin më të pajisur ky laptop ia kalon, që nuk është gjë e vogël, edhe Dell-in XPS m1730, i cili gjithashtu ka performansa jashtëzakonisht të mira.

 

 Pajisjet nga kompania Apple, iPhone dhe iPod Touch, prej tani e tutje do të janë në dispozicion me kapacitet të memories prej 8 e 16, respektivisht 32 gigabajt.
Pasi që tregu online i Apple dy ditë më parë është mbyllur për një kohë të shkurtër, menjëherë kanë filluar spekulimet për atë se çfarë të reja do të paraqes Apple. Megjithatë kësaj radhe nuk bëhet fjalë për një produkt të ri, por për përmirësimin e iPhone dhe iPod Touch, të cilët prej tani e tutje do të janë në dispozicion me kapacitet më të madh të memories.

Phone me tetë gigabajt në SHBA kushton 399 dollarë (269 euro), derisa versioni 16-gigabajtësh kushton 499 dollarë (337 euro). Versionet me katër gigabajt nuk mund të gjenden në treg që bukur do kohë.

iPod Touch, megjithatë, mund të gjendet në version prej 16 GB për 399 dollarë, respektivisht 32 GB për 499 dollarë.

Përveç ndryshimit të kapacitetit të memories, të dy pajisjet janë identike me versionet e tyre të mëhershme.


  Siguri e shtuar në Internet Explorer 8


Microsoft ka publikuar detajet shtesë në lidhje me përmirësimet e sigurisë në Internet Explorer 8 (IE8), që është versioni i radhës i shfletuesit të tij të internetit.
Në Microsoft veçmas theksojnë se IE8 do të jetë posaçërisht i dizajnuar që të përballet me tri fusha specifike, ku siguria është një problem i madh. Bëhet fjalë për inxhinieringun social, pikë që tradicionalisht ka qenë e dobët për shfletuesit e internetit, si dhe sulmet në serverët e internetit.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet faqeve të rrejshme dhe vjedhjes së të dhënave konfidenciale të shfrytëzuesve të internetit. Edhe pse në IE7 është integruar mbrojtja nga faqet e rrejshme, në IE8 ato do të duhej të ishin edhe më të përforcuara me teknika dhe vërejtje të reja, të cilat do të duhej të ndalonin shfrytëzuesit nga vizitimi dhe zbulimi i të dhënave të besueshme në faqe të rrejshme.

Gjithashtu është theksuar që teknologjia Data Execution Prevention (DEP), e cila do të duhej të parandalojë regjistrimin e drejtpërdrejt të kodit ekzekutues në memorien e kompjuterit, do të integrohet në versionin e ri të Internet Explorerit. Në fakt, aktualisht DEP është i përfshirë në të gjitha komponentët e rëndësishme të sistemit operativ, përveç në Internet Explorer, për shkak të problemeve të caktuara me kompatibilitetin në raport me versionet e mëhershme.
          Nokia zbulon edhe tre celularë të rinj Të hënën Nokia ka prezantuar edhe tre celularë të rinj me dizajn minimal përfshirë Nokia 6600 me kapak, Nokia 6600 rrëshqitës dhe Nokia 3600 po ashtu rrëshqitës.

Pajisjet dallojnë në çmim prej 175 deri në 275 euro. Të tre celularët priten të dalin në shitje në tremujorin e tretë të këtij viti.

Nokia 6600 me kapak përmban teknologjinë 3G dhe kamerë prej 2 megapikselësh. Ky celular do të kushtojë 275 euro.

Nokia 6600 rrëshqitëse përmban kamerë 3.2 megapikselëshe dhe mund të përshtatet me modulin Nokia Bluetooth GPS Module LD-4W dhe licencë të veçantë navigacioni. Ky version do të kushtojë 250 euro.

Derisa Nokia 3600 rrëshqitëse gjithashtu mund të përshtatet me modulin Nokia Bluetooth GPS Module LD-4W. Ajo përmban kamerë 3.2 megapikselëshe dhe player të integruar për muzikë i cili ofron deri në 3.000 këngë me kartelë opsionale 4 microSD card. Ky version i tretë do të kushtojë 175 euro.


                   Nikon Coolpix S52 dhe S52c    
                                 
Kompania Nikon ka prezantuar 2 modele të reja të fotoaparateve digjitale të serisë Coolpix S. Këto dy modele të reja karakterizohen me dizajn elegant, stil dhe një mundësi të lehtë të përdorimit. Të dy modelet kanë 9 megapikslea rezolucion. Modeli S52c ka kompatibilitet WiFi që ka mundësi të lidhet me internet. Gjithashtu modelet kanë zoom optik 3x si dhe thjerza kualitative Nikor.


                  Ta ndihmojmë Erjonin



Pa ndihmën e institucioneve apo tonën, Erjon Hamza nga Mitrovica nuk do të ketë shërim. Ai ka kancer mbiveshkor dhe duhet të trajtohet menjëherë. Por për këtë familjes Hamza nga Mitrovica i mungojnë mjetet materiale.
Erjoni është vetëm trevjeçar dhe vuan nga një sëmundje shumë e rëndë. Pasi ishte infektuar me një grip sezonal, mjekët e Qendrës Klinike Universitare kanë konstatuar diçka tjetër – Erjon Hamza ka tumor mbiveshkor.
Familjarëve të Erjonit u është sugjeruar që të kërkojnë ndihmë jashtë vendit për sëmundjen e tij, sepse brenda Kosovës nuk ka mundësi që të shpëtohet jetën e tij.
Familjarët kanë arritur të vënë kontakte me një mjek nga Italia i cili ka premtuar se mund të shërojë Erjonin e vogël, nëse fondet gjenden.
Mjeku ka konstatuar se tumori është në fazën e fundit të zhvillimit, dhe ka mbetur shumë pak kohë për intervenim, dhe për këtë ka nevojë për ndihmën tonë dhe tuajën.
Njerëzit që kanë mundësi, vullnet dhe zemërgjerësi mund të ndihmojnë duke dhuruar mjete materiale në informatat e mëposhtme.


Kontaktet e familjes Hamza
Visar Hamza, babai i Erjon Hamzës
Telefon: 049 600 691


Xhirollogaria e familjes Hamza
Pro Credit Bank Kosovo, MITROVICË
Swift Code: MBKORS22
Account number: 1160-012732-0001-08
Recipients name and address: VISAR HAMZA
MITROVICË, KOSOVË, UNMIK
Intermediary bank: COMMERZBANK AG FRANKFURT
Swift Code: COBADEFF
 
  Today, there have been 8 visitors (12 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free